Ndeshja miqësore e cila do të zhvillohet më 7 shtator në mes Kosovës dhe Omanit, ka ngjallur reagime në Serbi. Sipas tyre kjo lojë është provokim për Serbin, sepse në të njëjtën datë të vitit 1990, 144 shqiptarë të delegacionit të Kuvendit të Kosovës e kishin shpallur në Kaçanik, Kosovën Republikë.
Më tutje shkruhet në media se në të njëjtën ditë, kur Serbia dhe Franca do ta luajnë ndeshjen miqësore, ekipi që ka leje vetëm për të luajtur ndeshje miqësore do të zhvillojë ndeshjen në Prishtinë.
Ndryshe, më herët Kosova i ka zhvilluar dy miqësore në Kosovë: ndaj Haitit e Turqisë, kurse në Zvicër kundër Senegalit.