Mediet serbe deklarojnë se tashmë dihet identiteti i shqiptarit i cili ngriti flamurin me simbole shqiptare në stadiumin e Beogradit.
Shqiptari nga Italia Ismail Morinaj Ismail më 14 tetor, nga kupola e Kishës së Shenjtë “Archangel Gabriel”, lëshoi një dron me flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëri të madhe”, i cili fluturoi më pas në stadiumin “Partizani” shkruan Titulli.
Morinaj, që është marrë me alpinizëm, ka hyrë në Serbi më 11 tetor, me një makinë me targa italiane, dhe ka qëndruar në një hotel afër në stadiumin “Partizani”, duke përdorur kartën italiane të identitetit.
Në mediet serbe thuhet se është lëshuar një urdhër-arrest për 32-vjeçarin, madje është kërkuar edhe ndihma e Interpolit.