Përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës akuzojnë Qeverinë e Serbisë për diskriminim në ndarjen e buxhetit për vitin 2016. Sipas tyre Qeveria e Serbisë nuk është e interesuar t’i ndihmoj në zhvillimin ekonomik të komunave me shumicë shqiptare dhe kjo sipas tyre po dëshmohet edhe në ndarjen e buxhetit.
Deputeti Rizah Halimi ka thënë se Qeveria e Serbisë po zhvillon propagandë të rrejshme karshi faktorit ndërkombëtar për gjoja përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve.
“Këtu shqiptarët janë të diskriminuar në aspektin ekonomik sepse asnjëra nga komunat nuk realizon asnjë të hyrë nga fondet zhvillimore, subvencionet e Ministrive që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të komunave në këtë shtet”, tha Halimi për RTK-në.