Një serb i Kosovës ka penguar përcjelljen që policia e Kosovës i ka bërë një kamioni nga porta 1 në drejtim të Mitrovicës duke shkaktuar edhe aksident trafiku. I dyshuari është arrestuar nga policia.
“Për deri sa njësiti policor ishte në përcjellje të një kamioni nga porta 1 në drejtim të Mitrovicës, i dyshuari mashkull K-Serb me një veturë civile ka penguar përcjelljen e kamionit i cili shkakton aksident trafiku”, thuhet në një komunikatë të policisë.
Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari, me urdhër të prokurorit, është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në Qendrën e Ndalimit.