Mbi urën e Ibrit në Mitrovicë përkatësisht më afër cepit verior të urës janë vendosur dhjetëra pisha duke mobilizuar në këtë mënyrë të ashtuquajturën ‘Parku i Paqes’.
Përveç shumë qytetarëve serb pranë urës vërehen edhe struktura të ndryshme duke përfshirë kryetarin e Komunës së veriut të Mitrovicës Goran Rakiq dhe shefin e zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.
Kryetari Rakiq tha se një gjë të tillë e pret edhe nga kryetari i jugut të Mitrovicës Agim Bahtiri, ku përmes këtij parku do të reflektojnë pozitivistet për të dy anët e qytetarëve të Mitrovicës.
Serbët po mbjellin pisha mbi vazo të betonit, ndërsa krejt kjo po bëhet me iniciativë të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.Barrikada që ishte vendosur aty më 2011 u hoq pas mesnatës, nga vetë serbët. Ky akt u përshëndet nga të gjitha palët dhe nga komuniteti ndërkombëtar. /RTK/