Kandidati i listës serbe për kryetar të Mitrovicës së veriut, Kërstimir Pantiq është shprehur i bindur që votuesit do të dalin në numër më të madh në tri qendrat ku është përsëritur votimi, duke shtuar se tanimë ata janë çliruar nga frika.
Ai për të televizionin publik serb, RTS, ka thënë se askush nuk dëshiron që kryetari i komunës të jetë shqiptar pasi, sipas tij, është treguar se në ato mjedise ku nuk ka pushtet serb, nuk ka as banorë serbë, transmeton RTK.
Pantiq ka thënë që dalja në zgjedhjet e 3 nëntorit, në veri të Mitrovicës, nuk ishte e vogël, pasi në atë pjesë tradicionalisht, njerëzit votojnë gjatë orëve të pasdites kur kthehen nga vikendit dhe kur mbarojnë drekën.
Ai ka pohuar që pasi do të përsëriten zgjedhjet, do të ketë edhe Asociacion të komunave serbe, i cili do t’i mbrojë interesat e popullit serb si dhe do të jetë i pranuar edhe nga Beogradi, edhe nga Bashkësia ndërkombëtare.
Pantiq është shprehur optimist se iniciatorët e incidenteve të 3 nëntorit, që quan në ndërprerje të votimit, së shpejti do të identifikohen dhe do të nxirren para gjyqit.