Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit më të mëdhenj në botë, ndërkohë që tensioni i lartë i gjakut, apo hipertencioni, është një faktor rreziku për këto sëmundje. Niveli i lartë i kripës në ushqim mund të shtojë tensionin e gjakut dhe goditjet e zemrës.
Ndërsa kërkohet më shumë edukatë shëndetësore dhe kujdes në trajtimin e kontrollin e tensionit arterial, i cili prek një në çdo 3 të rritur pas moshës 25 vjeçare, disa programe kanë për qëllim për të shkurtuar numrin e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.
Sëmundjet kardiovaskulare, sipas të dhënave mjekësore, përbëjnë rreth 59% të vdekjeve në popullatën shqiptare. Ndërkohë që vërehet një rritje prej rreth 25% e sëmundjeve kardiovaskulare në vend gjatë 20 viteve të fundit. “Një pjesë e rëndësishme e kësaj rritje shkaktohet prej ndryshimeve demografike, rritjes së moshës mesatare të popullatës, por vërehet gjithashtu edhe një rritje nga shkaqe të tjera, kryesisht nga ndryshimi i stilit të jetesës”, thonë mjekët.
Hipertensioni arterial parandalohet dhe kontrollohet përmes konsumit të reduktuar të kripës, dietës së balancuar, aktivitet fizik të rregullt, shmangies së duhanpirjes dhe të abuzimit me alkoolin. Në rang botëror, hipertensioni arterial prek më shumë se 1 në 3 adultë të moshës mbi 25 vjeç, duke përbërë kontribuesin kryesor të patologjive kardiake dhe aksidenteve cerebrale.
Në vitin 2012, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendosi të adoptojë objektivin e reduktimit me 25 % të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo të komunikueshme deri në vitin 2025