Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se pavarësisht mospranimit të Kosovës në UNESCO, beteja për anëtarësim në këtë organizatë do të ketë impakt pozitiv për Kosovën.
Ndonëse rezultati nuk qenë i dëshiruar, ai ka vlerësuar se Kosova e ka përforcuar rrjetin e miqësisë si dhe ka krijuar kanale të reja të komunikimit.
Edhe pse Serbia ka bërë fushatë agresive për ta penguar Kosovën të bëhet pjesë e UNESCO-s, Selimi ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se procesi i integrimeve euroatlantike nuk mund të ndalet.
Megjithatë, ai ka thënë se duhet të bisedohet sinqerisht me Brukselin rreth fushatës agresive dhe raciste të Serbisë.