/Letër e hapur selektorit Albert Bunjakut/
Shkruan: Nexhmedin Bunjaku
/2L ONLINE/ – Deklaratat tuaja irrituese, të çuditshme dhe lavdëruese ,sa janë të pakuptimta aq edhe te pavërteta rreth reprezentacionit apo siç po e quani ju përfaqësuese. Ju në deklaratën tuaj të fundit ne RTV-21, dëshmoni në një anë, mos njohjen e historisë së futbollit të Kosovës, në anën tjetër provoni të ia veni vetës të gjitha meritat të së kaluarës dhe të sotmes, e kjo i bie se ju mendoni se futbolli ka filluar me ju dhe do përfundojë me ju, e këtë e bëni duke shkelë mbi djersën dhe sakrificën e paraardhësve tuaj si z.Ajet Shosholli, Bylbyl Sokoli, Edmond Rugova e të tjerë, që dhanë shumë për reprezentacionin e Kosovës në kohën me të vështirë për futbollin e Kosovës.
Ju asnjëherë, së paku spontanisht, nuk keni përmendur paraardhësit tuaj, asnjëherë së paku spontanisht të përmendni punën dhe sakrificën tyre, asnjëherë nuk përmendni zanafillën e reprezentacionit të Kosovës që ju sot e quani përfaqësuese edhe pse kjo nuk përfaqëson asgjë, përveç që pasqyron fusnotën në vend të simboleve shtetërore. Ju erdhët në “Odë të mixhës”, por pasi që keni ardhur, mundohuni së paku të mësoni historinë e futbollit të Kosovës me mirë, mos provoni të përvetësoni meritat e shumë të tjerëve para jush,se paku respektoni rrugën që dikush tjetër e trasoi, e sot ju lirshëm të udhëhiqni përfaqësuesen tuaj.
Ju me këso lloj deklaratash po e largoni opinionin, siç po vërehet nga ndeshja në ndeshje, e pasqyra me e shëmtuar ishte në ndeshjen e fundit kundër Guines Ec, ku nuk kishte as 300 shikues, ju më këso lloj deklaratash doni të krijoni autoritet tek opinioni,por po ndodhë e kundërta, këso lloj deklaratash janë të pabaza dhe konfuze dhe qojnë në dëm të futbollit. Demagogjia juaj nuk e ngritë futbollin, por duhet pune, djersë, dije, profesionalizëm dhe strategji,e për fat të keqe ju asnjë nga këto nuk i keni.
Edhe ai që ju solli në krye të reprezentacionit apo siç po thoni ju përfaqësuese, është i llojit tuaj dhe i mungojnë të gjitha këto atribute që përmenda më lart, edhe ai dhe gjithë ata të llojit tuaj (për fat të mirë janë pak mendoje njësojë si ju), se me juve ka filluar futbolli i Kosovës, dhe me juve do mbaroje ? Por, e keni gabim, se futbolli ka filluar shumë më herët seç mendoni ju dhe për këtë është kujdesur dikush tjetër, por do mbarojë me ju ku edhe të këqijat që po i shkaktohen futbollit të Kosovës, do përfundojnë me ju. /2L ONLINE/
/Autori i letrës së hapur, ish futbollist i njohur i Kosovës dhe gjyqtar/