/2L ONLINE/ – Duket se deklarimet e sotshme të Shefit të Grupit të AAK-së Selami Xhemajlit, në lidhje me qëndrueshmërinë e koalicionit LDK – AAK, e kanë “ngacmuar” në veçanti Arbër Ismajlin, shefin e kabinetit të kryetar të komunës, i cili ka reaguar në lidhje me këtë, përmes një reagimi të postuar në profilin e tij në FB.
Shih fillimisht deklarimet e Xhemajlit dhënë Portalit 2LONLINE.
“Ata që e duan AAK jashtë koalicionit, s’kanë “kaçik’ për me vendos për këtë”
Përndryshe, i pyetur nga Portali 2L ONLINE, se a ka të bëjë reagimi i tij, pikërisht me deklarimet e Xhemajlit të AAK-së, në lidhje me këtë çështje, Arbër Ismajli e ka pohuar një gjë të tillë. “Po, është reagimi im kundër deklaratave të shefit të Grupit të Këshilltarëve të AAK-së”, ka pohuar Ismajli.
Për më tepër, shih reagimin e plotë të tij.
“Për ti thënë dikujt lider, është e rrugës t’i shihet kaçiku, ju po mashtroheni nga hija e tjetrit ngase po e shihni elefantin dhe nga hija e tij po mendoni që jeni të mëdhenj por po harroni se ajo është hija e tjetërkujt dhe nga hija e tjetrit nuk mundë të rriteni kurrë!
Tek ne ka rend dhe dihet kush çka është dhe fatmirësisht ka demokraci të brendshme që të lejohet ta thuash atë që mendohet dhe as një herë s`është paraqitur nevoja që të bëhemi paterica të tjetrit ngase jemi parti e traditës dhe për të tjerët akademi, andaj dijani kaçikun vetës.
Ju jo vetëm koalicion, por dëshironi edhe të vini në LDK, por s`pari duhet ta kuptoni që LDK është parti e madhe dhe s`i duhen dhe s`ju kanë dashur kurrë patericat aq më pak ato të lodhëta.
T`fala shokëve, mos u matni nën hijen e elefantit ngase kur të del drita dukeni buburreca!” /2L ONLINE/