DYLON

Thaçi takoi ambasadoren e re kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Shkëlqesinë e Saj, ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq.

Zëvendëskryeministri Thaçi i dëshiroi mirëseardhje ambasadores Kapitanoviq, duke uruar që të vazhdohet bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve.

EkoHigjiena

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme mes dy shteteve tona dhe tani duhet të kërkojmë mënyra për të zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në rrafshin ekonomik”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi.

Thaçi theksoi se Kosova dhe Kroacia kanë miqësi të thellë dhe shumë gjëra të përbashkëta. Ai gjithashtu e falënderoi ambasadoren kroate për mbështetjen që shteti i saj po vazhdon t’i japë Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO si dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kapitanoviq u shpreh se Kroacia dhe Kosova gëzojnë raporte të shkëlqyera, një bashkëpunim më i vjetër se sa vet dy shtetet gjegjëse, dhe se këto marrëdhënie veçse po thellohet edhe më shumë.

Ambasadorja Kapitanoviq nënvizoi se në të dy vendet diaspora respektive kontribuojnë në thellimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Në fund, ambasadorja Kapitanoviq tha se Kroacia e mbështet Kosovën në aspiratën për t’u bërë anëtare e BE-së dhe e NATO-s dhe se shteti i saj do të vazhdojë t’i japë përkrahje konkrete Kosovës në këto procese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.