(Albina Idrizi, „Përsëri mars“ botoi SHB „Buzuku“, Prishtinë 2019)
Sadik KRASNIQI
Duke njohur Albina Idrizin, si njërën ndër poetet më mira në aktualitetin e letrave shqipe, përmes artit të poezisë por e shquar edhe në prozë, natyrisht lexuesi do jetë kurioz dhe me kurajo do i qaset veprës më te re të saj. Dhe ky lexues dhe recepient do të befasohet për të mirë, nga se romani i saj i ri „Përsëri mars“ do shquhet me poetikë të vecantë, si prosede, fabularitet, personazh, dialog, imazh, gjendje e ngjarje, dramacitet e figurativitet, gjithë këto të shprehura gjuhësisht bukur dhe me një stil të lartë.
Krejt këtë kreacion artistik, Albina Idrizi e arrinë pëmes transcendencës mbi palimpsestin e imagjinatës se saj të thellë.
Në romanin „ Përsëri mars“ ngërthehen motive e ide, përmes të një realiteti e irealiteti, përmes imazheve e mirazheve, ëndrrave e vegimeve, përvuatjeve dhe shpresave, për të ardhur deri te premisa sa logjike aq edhe absurde. Disa elemente që posdon roamani, çojnë kah prirja e autores drejt posmodernës,si fiksioni, absurdja, metamorfoza, vegimi, ironia e intertekstualitetei (kur them intertekstualiteti, kam parasysh rubairën e Khajamit si dhe sentencën e Anias Nin që vën autorja si paratekst e motocitat të romanit )
Duke qenë se romani është një ndërtim epizodik ngjarjesh mjaft koncize, këto elemente të formës se posmodernës vetëm se preken.
Dy kryetemat e përhrshme të letërsisë tanatosi e erosi, në këtë raman ngjisen në referencë si ide e menduar andaj vepra është një fiksion i mirëfilltë që zhvillohet përmes mininarracionit.
Përmbajtësorja e romanit si temë, është aktualiteti i pasluftës që rrëfehet përmes personazheve dhe raporteve në mes tyre.
Lufta dhe paslufta, tashmë janë bërë tema të shumë veprave letrare, andaj sot kemi disa romane me një referencë të ngjashme për të njëjtën temë siç janë „Kryeqyteti i lakuriqëve“ i Arif Molliqit, „Gosti në natën e parë të vjeshtës“ i Gëzim Aliut, „Shtatë udhë“ i Rrahman Paçarizit etje .
Por ramanin „Përsëri mars„ e dallon nga siromanet tjera, fiksioni si ide dhe absurdja si synim. Përderisa përgjithësisht te romanet tjera trajtohen rrethanat e pasluftës me degradime, devalvime, degjenerime, manipulime për të arritur deri te e mira materiale, gjegjësisht te kapitali, te ky roman ideale është diç tejet, absurde, përpjekja për të pasur varrin më të mirë dhe më madhështor!..
Njerëzit fiksohen në këtë ideal, sa që vetëvarrosen si Fata dhe bëjnë vetëvrasje si Agimi për t´i zënë varrin kryeparit të qytezëz.
E gjithë këtë makabër alogjik autorja e rrëfen përmes një ironie aq fine sa që të befason.
Romani ka një koleksion sekuencash fabulare, të cilat mund të qëndrojnë edhe si tregime në vete por që harmonizohen bukur në rrjedhen e zyzheut. Këto sekuenca ngjarjesh, tregohen përmes peronazheve dhe botës së tyre të brendshme, të cilat janë histori në vete.
Gëzimi perzonazhi kryesor, eshte një djalosh i rritur në dyer të huaja „me një lëmsh në fyt dhe një dorë rreth qafe që ia zë frymën, siç shprehet metaforikish autorja e librit, që ia bënte jetën vrer duke i përmendur orë e çast të „mirat“ që i kishin bërë Birbos.
Ishte kjo dora e Agimit, kryeparit të qytetit.
Gëzimin vuajtja e kishte fisnikëruar, bër në një djalosh me shpirt të mire.
Mirësia dhe çiltërsia e tij kishte arritur ta ndihmojnë edhe Erën, vogëlushën e sëmurë për vdekje, që ishte dashuruar në fluturat që babai pikturonte në varrin e saj. Mjerimi i varfërisë në ambientin ku dergjej vogëlushja tregohet me një mjshtëri hygojane si tek romani „ Të mjerët“.
2
Ndërsa skena e plotësimit të dëshirës së Erës për t’i parë fluturat mbi varrin e hapur të saj, rrëfehet aq ndjeshëm dhe me ngjyra nostalgjike sa që të përkujton filmin italian „Ultima neve di primavera“ ku babai (rol ky i lujtur mrekullueshëm nga Bekim Fehmiu) i plotëson dëshirën e fundit djalit duke çuar tek lodrat e qytetit e që vdes në përktheljen e tij.
Por këtu, shpirti i bardhë i autores së këtij romani, e shëron Erën e dashuruar në fluturat e skalitura mbi mermerin e varrit të saj .
Thamë më lartë se në këtë vepër hasim shpesh absurde që e bëjnë këtë vepër një rrëfim më të veçantë siç është edhe vetëvarrosja e Fates nënës së Lidës duke helmuar veten me medikamente vdekjeprurëse. Situata të tilla të përshkruara bukur dhe me shume ironi kemi sidomos gjatë përshkrimit të formave të varreve që ndërtoheshin përditë sipas dëshirave të paplotësuara në jetë. Andaj kishim varre në formë kitareje, në forme sirene, në formë të zogjve, në formë tulipani,në formë libri, në forme mauzoleve, tempujve e formave më të çuditshme .
Në një farë mënyre, secili qytetarë i pasur i kësaj qyteze ishte një „keops“ për ta ndërtuar piramiden e vet prej varri në krasten e tokës së terur e që ishte pronë e njeriut dikur me nofken përçmuese Birbo….
Natyrisht përpos këtyre gjërave absurde që tregohen përmes ironisë në romanin „Pësëri mars“ gjejme plot situata të natyrdhme dhe reale , gjemë dashuri, bujari, mirësi. Madje personazhet, sikur arrijnë në një katarsis shpirtëror. Kjo sigurisht ndodh nga etika e autores që ka të mirën si synim.
Romani i Albina Idrizit, tematikën e vetë e trajton përmes miminarracionit, në të cilin ka intenzitet, ngjarjesh, situatash, përshkrimesh, gjendjesh, emocionesh, figurash, sa që ky intenzitet të imponon një lexim gjithsesi të vëmendshëm dhe përjetues.
Romani mbaron me një Hepi të dashurisë në mes Gëzimit dhe Lidës një dashurie ideale të realizuar përmes një realiteti dhe vizioni.
Këtë prezentim të këtij librit, natyrisht të shkurtër dhe jo pa qëllim në kët formë, duke i prekur vetëm disa pika pa ndonje lidhsmëri, e bëra më teper për ta zgjuar kureshtjen e të të pranishmëve këtu dhe lexuesve e adhuruesve të autores, që ta kenë e ta lexojnë këtë roman, që të afron një kënaqësi të vërtetë estetike, siç afrojnë romanet e shkruara bukur dhe me një temë interesante.
Në fund do e kisha përfunduar këtë prezentim me një dialog të dy kryepersonazheve:
Je pyetur ndonjëherë, pse qielli duket gjithmonë i bukur,
nuk është asnjëherë njësoj, por gjithmonë magjik
por pak më ndryshe
pse librat janë gjithmonë të bukur
nuk janë asnjëherë njësoj, por gjithmonë magjik
… siç eshtë edhe ky libër.