Sot me datë 23.11.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Policia e Kosovës ka zhvilluar Operacionin Policor në katër (4) lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind euro).
Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar:
• Dy (2) armë (pistoleta)
• Katër (4) karikator
• Dy (2) pushkë gjuetie
• Nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë
• Pesë (5) telefona mobil
• Dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro
• Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.
Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar, thuhet n
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/