Boksieri shqiptar nga Gostivar, Nuri Seferi në një postim në facebok ka thënë se kundërshtari i tij është Demir Beljo dhe dyluftimi do të zhvillohet më 18 shtator në Mostar.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq sot pas një bisede të gjatë me menaxherin tim Erol Caylan me konfirmoi se kundershtari im Damir Beljo me çdo kusht kerkon qe ti largohet dyluftimit tim në ndeshjen e 18 shtatorit ne Mostar.
Duke pasur parasysh se Damir Beljo asnjëher nuk ka pasur një kundershtar të nivelit tim dhe duke qen nje bokser edhe frikacak tani ai kerkon qe te anuloi ndeshjen e Shtatorit që une cdo dit jam duke u stervitur intenzivisht dhe për mua padyshim që është ndeshja më e rendesishme për të ardhmen e karieres sime.
Nuk e kuptoi se si është e mundur një bokser që pretendon të bëhet kampion bote në të ardhmen deshiron që me çdo kusht ti ik dyluftimit ndaj meje për të cilen ndeshje ne kemi një Kontrat Profesionale dhe zotohem qe do ti shkoi deri ne fund.
Jam i gatshem te ju shpartalloi në mes te Bosnes Damir Beljo. Besoi në kualitetin tim dhe ne stervitjet qe jam duke kryer dhe të premtoi që nata e 18 shtatorit do të jetë një tmerr i vertet per juve dhe titullin e Europes në versionin WBO do ta kthej në folen e ti për të 4 her brenda këtyre viteve.
Behu burr dhe eja të boksojm le të shikojnë të gjith një spektakel boksi dhe ti tregoim vlerat tona. Un pa asnje pikë dyshimi pranova që të boksoi para shtepis tënde në Mostar pasi frika nuk ben pjes ne karakterin tim , Ti e din shum mirë se bokseret më të fuqishem të kategoris sime i kam sfiduar në shtepit e tyre dhe ndoshta e ke parë me mir se në cfar menyre kanë perfunduar ndeshjet.
Andai shifemi ne ring Damir Beljo e sa i përket ndeshjes do jet një surpriz e këndshme për ty do vij e do të trëgoi se Boksi nuk është për një frikacak si ty.