Trajneri gjilanas, Sedat Pajaziti do të jetë trajner i Kf.Vëllaznimit në sezonin e ardhshëm.
Pajaziti është prezantuar gjatë ditës në zyret e klubit ‘kuqezi’ në Gjakovë, teksa njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit.
“Sot, Klubi i Futbollit Vëllaznimi dhe trajneri i njohur Sadat Pajaziti, arriten marreveshjen e bashkëpunimit për një vit. Kështu, Pajaziti do t’i prin skuadres së Vëllaznimit në edicionin e garave 2019-2020”, thuhet në njoftim të klubit.
Pajaziti në të kaluarën ka drejtuar skuadrat si Drita, Gjilani, KEK-u dhe Drenica.