/2L ONLINE/ – Seanca VIII e Kuvendit Komunal të Gjilanit mbahet më 29 shtator. Në këtë seancë, ndër të tjera, në rend dite janë edhe propozim-rregullorja për tatimin në pronë për vitin fiskal 2017, propozim-buxheti për vitin fiskal 2017, raporti i auditimit për vitin 2015, miratimi i iniciativës së kryetarit, për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës. Mbledhjet e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1. Propozim Rregullorja mbi tatimin në pronë për vitin fiskal 2017
2.2. Propozim buxheti për vitin fiskal 2017
2.3. Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Gjilanit për vitin e përfunduar më 31.12.2015
2.4. Miratimi i iniciativës së kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Gjilanit
2.5. Informatë rreth korrje shirjeve 2016
2.6. Raporti i punës për vitin 2015 i Komisionit komunal të aksionarëve të “Eco-Higjiena” SHPK
2.7. Raporti i punës janar-qershor 2016 i Komisionit komunal të aksionarëve të NLP “Stacioni i Autobusëve”
2.8. Plani i veprimit për energji të qëndrueshme (PVEQ) i Komunës së Gjilanit
2.9. Propozim vendimi për lejimin e shfrytëzimit të pronës së paluajtshme komunale (Kisha Ortodokse në Cernicë)
2.10. Propozim vendimi për lejimin e shfrytëzimit të pronës së paluajtshme komunale (ndërtimi i Xhamisë në Nasalë)
2.11. Informatë nga DKA për fillimin e vitit të ri shkollorë 2016/2017
3. Të ndryshme
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit (ish-objekti i gjykatës) më 29.09.2016, ora 10:00.