Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që javën e ardhshme (të enjten) të mbahet seanca plenare e Legjislativit.Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se në këtë seancë janë 18 pika të rendit të ditës, ku një pjesë e tyre kanë të bëjnë për integrimet evropiane. Ndërkaq, sipas tij, tri ditë pas kësaj, do të mbahet edhe një seancë e re për emërimet e anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Kryekuvendari Veseli ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në seancë, pasi që bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.
“Gjatë mbledhjes së Kryesisë, kolegia nga opozita theksoi se do ta bllokojnë seancën. Ua ritheksoj se vetë mbajtja e seancës ka të bëj me diçka qenësore për qytetarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave. Unë kam kërkuar nga kolegia e nderuar e Kryesisë që ta bëjmë një propozim që ta kemi vetëm një pikë të rendit të ditës, ajo nuk ka pranuar. Mesazhi ynë është që duhet komunikim, duhet bashkëpunim. Vetëm rruga institucionale është ajo që e tejkalon krizën”, ka thënë Veseli pas mbledhjës së Kryesisë.
Ndërsa në pyetjen lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Veseli tha se për këtë vendos Kushtetuesja.
Në mbledhjen e Kryesisë ka marrë pjesë edhe Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo tha se e ka kundërshtuar mbajtjen e seancës të enjten, por tha se do të marrin pjesë ne seancë sikurse herëve tjera, që la të kuptohet se sërish do të ketë forma të protestimit nga ana e opozitës.
https://2lonline.com/category/infoplus/article-page.php?id=18056