DYLON

Përvoja kroate e rëndësishme për Kosovën në zbatimin e MSA-së

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Integrimit Evropian Ramadan Ilazi zhvilloi sot një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanović dhe sekretarin e parë Mladen Glavina.
Zv.ministri Ilazi ka falënderuar ambasadoren Kapitanović për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Republika e Kroacisë për Kosovën, në veçanti në procesin e Integrimit Evropian.

Gjatë takimit zv.Ministri Ilazi diskutoi për çështje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), përgatitjet që po bëjnë institucionet e Kosovës në implementimin e MSA-së, duke theksuar që Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën kroate në zbatimin e MSA-së.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, ambasadorja Kapitanović shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Rrjedhimisht zv.Ministri Ilazi dhe ambasadorja Kapitanović u dakorduan për një sërë takimesh me fokus të veçantë konkretizimin e bashkëpunimit në zbatimin e MSA-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.