Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 26.04.2019 (e premte), nga ora 10:00.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
2. Betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit
3. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
3.1 Raporti financiar Janar-Mars 2019,
3.2 Miratimi i Raportit të panelit përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve në Komitetin konsultativ për persona me aftësi të kufizuar
3.3 Miratimi i Raportit të panelit përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve në Komitetin konsultativ të ekspertëve të planifikimit hapësinor
3.4 Propozim vendimi për miratimin e taksës për leje ndërtimore dhe tarifës për rregullimin e infrastrukturës për vitin 2019
3.5 Propozim vendimi për ndryshim dhe plotësimin e vendimit 01.Nr.28467 të datës 22.03.2018 për themelimin e KKSB
3.6 Kërkesë për mbështetjen financiare të Teatrit të Qytetit të Gjilanit për vitin 2019
4 Të ndryshme