Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë, është duke punuar në hapjen e parë të një Qendre Mësimore, përtej mësimit klasik në shkolla.
Kjo qendër bazën do ta ketë në shkollën “Dëshmorët e Kombit”, duke iu mundësuar nxënësve ambiente më atraktive dhe aktivitete të tjera në dobi të njohurive të tyre.
Koordinatori i disa qendrave mësimore në Kosovë, Samir Shahini ka trajnuar mësimdhënësit dhe stafin e shkollës, për t’iu mësuar funksionimin e kësaj qendre.
E për këtë hap të madh në rritjen e cilësisë së arsimit në Kamenicë, është i lumtur edhe i pari i Komunës, Qëndron Kastrati.
“I lumtur që po ndërmarrim hapa të rëndësishëm, drejt krijimit të një arsimimi më të mirë e atraktiv për nxënësit”, tha Kastrati.