Gruaja e Miachael Schumacher, Corinna Schumacher, ka folur për gjendjen e ish-ngasësit të Formula 1. Ajo ka thënë se tashmë pas aksidentit në ski, gjendja e bashkëshortit të tij është duke u përmirësuar dukshëm.
“Gjithçka është duke shkuar siç është më së mirë. Sigurisht se përmirësimi është duke shkuar më ngadalë por, e mira e kësaj është se gjendja e tij është dukshme më e mirë”, pohoi Corinna. Schumacher, qëndroi në spital rreth 170 ditë, në qytetin francez, të Grenoble, pas lëndimi të pësuar me ski në vendpushimin francez në Alpine të Merible.
Ai gjatë kësaj kohe ishte në koma, dhe kishte humbur peshë të madhe duke humbur 20 kilogram. Muajin e kaluar, shtatë herë kampioni i botës, ishte transferuar në një klinikë rehabilitimi në qytetin zviceran të Lozanës, e specializuar për kujdesin e dëmtimit të trurit.