‘SC Gjilani ka mbyllur përgatitjet për duelin ndaj FC Malishevës, i vlefshëm për kampionantin “Albi Mall Superliga”. Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë, megjithë mungesat të cilat vijnë për shkak të lëndimeve dhe për shkak të gjendjes virusale’, thuhet në njoftimi ne këtij klubi.
Kur jemi te mungesat, mësohet se Betim Halimit dhe Qëndrim Ismajlit i bashkohet edhe Fatjon Bunjaku në hospitalizim, pasi që ka lënduar kyçin e këmbës së majtë në seancën e fundit stërvitore. Në dyshim janë edhe futbollistët Renato Ziko dhe Elvedin Heric për shkak të gripozës.
Nga suspendimi rikthehet Edi Basha dhe me pjesën tjetër të skuadrës, janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Malishevës, thuhet tutje në njoftimin e skuadrës kuqebardh.
Ballafaqimi ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit zhvillohet të dielën më 5 Maj në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës me fillim nga ora 15.00. /2LONLINE/