SC Gjilani ka vazhduar përgatitjet intensive për ndeshjen e javës së nëntë në Superligë.
Gjilani po përgatitet për sfidën ndaj Dukagjinit, teksa gjithë futbollistët ishin nën urdhërat e kryetrajnerit Gentjan Mezani, përveç mbrojtësit Ylli Shameti, i cili është i lënduar prej kohësh dhe mesfushorit Kushtrim Shabani.
Këtë të diel (6 tetor) qytetarët e Republikës së Kosovës votojnë për të ardhmen e tyre në zgjedhjet nacionale, por kjo duket se nuk u pengon klubeve sportive për të vijuar me aktivitetet e tyre.
Klubi ka njoftuar për më të rejat më të fundit në faqen zyrtare:
Gjilani vijon përgatitjet anti-Dukagjini
Gjilan, 06 Tetor 2019-Skuadra e Gjilanit edhe ditën e sotme vazhdoi me stërvitjet, ku po përgatiten për duelin e së martes, kundër skuadrës nga Klina, KF Dukagjini, takim i vlefshëm për xhiron e 9-të, në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Stërvitja e mëngjesit të së dieles e cila filloi nga ora 10:00 dhe zgjati deri në ora 12:00, u zhvillua në fushën e stadiumit.Shtabi teknik me në krye me trajnerin Gentian Mezani, ditën e sotme për futbollistët e tyre kishin përgatitur stërvitjen, e cila filloi me nexmje dhe vazhdoj me disa ushtrime fizike dhe krejtësisht në fundin e saj, futbollistët punuan me top dhe lojë të lirë.
Skuadra e Gjilanit edhe ditën e nesërme pritet ti vazhdoj stërvitjet, të cilat janë edhe të fundit para duelit kundër Dukagjinit.
Kujtojmë se ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, zhvillohet ditën e marte(08 tetor), me fillim nga ora 14 e 30 minuta, në Gjilan.