Skuadra e Gjilanit ka shënuar edhe fitoren e dytë në stinorin pranveror, pasi që sfidën kundër Trepçës ’89, e përmbylli në favor të saj,
Ishte një fitore minimale (1-0), por e rëndësishme për tri pikë të reja, në këtë ballafaqim që u luajte në kuadër të javës së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Golashënues Albert Dabiqaj në minutën e 76-të të takimit.
Gjilanasit, pas dy barazimeve dhe një fitoreje në këtë stinor, regjistruan edhe fitoren e dytë, me çka arkëtuan edhe tri pikë, për tu betonuar edhe më shumë për pozitën e tretë, pozitë për Europë. pasi tani kanë 35 pikë, pesë më shumë se vendi i katërt.
Ndërkohë, skuadra tjetër gjianase e elitës së futbollit kosovar, FC Drita, ndonëse pretenduese e titullit të kampionit, të shtunën ishte “befasuar” nga skuadra e fundit të tabelës, (Ferizaj – Drita 2:1), duke u larguar ca hapa nga pretendimet e saja, por që për të mirën e saj edhe Balllkani, pretendenti tjetër për titull kampioni, sot ka barazuar dhe diferenca në favor të kësaj skuadre liderë e tabelës, karshi Dritës që po e ndjek pas, tani është vetëm 4 pikë. /2LONLINE/