SC Gjilani e ka zhvilluar miqësoren e parë në Antalia të Turqisë, aty ku është vendosur prej ditësh për të vijuar me fazën përgatitore.
‘Kuqebardhet’ kanë triumfuar këtë ndeshje përballë skuadrës nga Kirgistani, Neftchi Kochkos me rezultat minimal 1-0
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi kroat Tomislav Busiç. Ai realizoi dy gola ditë më parë në miqësoren tjetër të cilën Gjilani e fitoi në Kosovë ndaj 2 Korrikut me rezultat 3-1.