SC Gjilani ka zhvilluar miqësore sot në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. ‘Kuqebardhët’ triumfuan me rezultat 3 me 1 në miqësoren kundër Vllaznisë së Pozhoranit, e cila garon në Ligën e Parë.
Golat për skuadrën e Gjilanit i realizuan, Fiton Hajdari, Salih Kosumi dhe Keita Razak.
Vlen të theksohet se në takimin e sotëm për Gjilanin u paraqitën, futbollistët të cilët kishin më pak minutazh gjatë këtij edicioni në Ipko Superligë.