Java e njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll vazhdoi sot me tri duele tejet interesante. Gjilani ka triumfuar përballë Llapit me rezultat bindës 3:0
Dueli kryesor u zhvillua në Gjilan, ku vendasit e SC Gjilanit u sfiduan nga Llapi. Një ndeshje interesante me rivalitet dhe tensione, por edhe me mundësi shënimi.
Ishte Tomislav Busiç, i cili realizoi në minutën e 42-të për t’I kaluar vendasit në epërsi në pjesën e parë.
Edhe pjesa e dytë ishte thuajse e ngjashme, me dominim të lehtë të Gjilanit dhe me presione nga llapjanët.
Gjilanasit shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Bedri Grecës dhe Gerhard Progninit. Me këtë fitore, Gjilani merr kreun e tabelës të paktën deri nesër ku edhe do të zhvillohet ndeshja tjetër derbi mes Prishtinës dhe Dritës.
Fitorja e Prishtinës dhe barazimi do ta mbante lider Gjilanin, ndërsa Dritës i duhet vetëm fitorja për ta kthyer pozitën e parë.