Klubi i Gjilanit reagon në lidhje me deklaratat e futbollistit Bedri Greca, i cili ka theksuar se ‘kuqebardhët’ i kanë ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën.
Përveçse mohojnë kategorikisht një fakt të tillë, klubi i del në mbrojtje gjithashtu edhe kryetrajnerit Gentjan Mezani.
Ky është postimi i plotë:
Ditëve të fundit nëpër mediat shqipëtare, lojtari Bedri Greca ka dhënë disa deklarata që në vete përmbajnë shumë të pavërteta, madje duke tejkaluar ç’do etikë, me ç’rast i njejti ka tentuar të njollosë punën e jashtëzakonshme që po e bën trajneri, Gentian Mezani.
SC Gjilani njofton mediat dhe gjithë opinionin publik se Bedri Greca edhe më tutje është lojtar i klubit tonë, sipas kontartës së vërtetuar në FFK, që është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Bëjmë të ditur se klubi nuk ka asnjë obligim ndaj tij, ndërsa për shkeljet disiplinore dhe veprimet tjera deri te shkëputja eventuale e kontratës, klubi do ti drejtohet organeve kompetente në FFK.