Klubi i futbollit, SC Gjilani është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit për të vijuar tutje me fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij klubi.
Seanca e parë tashmë ka përfunduar, ndërkohë ritmi i stërvitjeve do rritet në ditët në vijim.
Të gjithë futbollistët do jenë në dispozicion të kryetrajnerit Munishi për disa ditë qëndrimi në Shqipëri, thuhet në njoftim. /2LONLINE/