Sport Club Gjilani njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me Sallah Sherifin, i cili ka ushtruar funksionin e drejtorit sportiv në edicionin e fundit 2023/24.
Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet klubit dhe Sallah Sherifit në detyrën e drejtori sportiv ka skaduar me t’u mbyllur edicioni 2023/24.
“Sherifi është njoftuar që dyert e klubit mbeten të hapura gjithmonë për të, duke nderuar dhe respektuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Kujtojmë që Sherifi edhe më parë ka ushtruar funksionin e drejtori sportiv në klub dhe gjithashtu ka qenë pjesë e shtabit teknik, si kryetrajner dhe asistent i parë.
“Të gjithë në SC Gjilani e falenderojnë Sallah Sherifin për kontributin e dhënë ndër vite dhe gjithashtu i rikujtojnë që dera e klubit mbetet gjithmonë e hapur për të”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/