SC Gjilani ka mbajtur stërvitjet në përgatitje për duelin e së shtunës në kuadër të javës së katërt ndaj Drenicën.
Stërvitja e sotme u mbajt në fushën e Stadiumit të Qytetit, filloi nga ora 10 e 30 minuta dhe zgjati për rreth dy orë.
“Futbollistët ju përgjigjën mjaft mirë ushtrimeve të kërkuara nga shtabi teknik i skuadrës, me ç’rast ata treguan ritëm të lartë dhe formë fizike mjaft të kënaqëshme, e ku nuk mungoi edhe dëshira e madhe për përgatitje sa më të mirë, për sfidën e javës së 4-të kampionale”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ekipi i Gjilani edhe ditën e nesërme do ti vazhdoj stërvitjet, të fundit para ndeshjes me Drenicën, që Gjilani e zhvillon si mysafir ditën e shtune, në Skënderaj, nga ora 16:00.