Sport Club “Gjilani” përmes një komunikate zyrtare ka bërë me dije se pas ritestimeve, ditën e sotme, në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit.
“Gjendja e pjesëtarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.
Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino.
“Sport Club “Gjilani” falënderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar”, thuhet n ëfund të komunikatës. /2LONLINE.com/.