Skuadra e futbollit, SC Gjilani nuk ia doli të kalojë tutje në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës, pasi në ndeshjen e kthimit humbi nga FK Liepaja me rezultat 3 me 1.
Gjilani kishte epërsinë minimale nga ndeshja e parë (1-0), por në atë të kthimit që u luajt në “Daugava Stadium” – Liepaj, humbi me rezultat 3 me 1 dhe me rezultatin përfundimtar 3- 2, FK Liepaja kaloi tutje, ndërsa SC Gjilani eliminohet nga kjo garë e rëndësishme evropiane.
Përndryshe, të gjitha golat u shënuan në pjesëlojën e dytë.
Vendësit shënuan dy gola nga penalltia Karasausks (49’) dhe Dodo (88’), si dhe golin tjetër të shënuar nga Belakovic (63’), derisa për gjianasit shënoi Krasniqi (51’). /2LONLINE/