Sport Club Gjilani njofton për shtyrjen e ndeshjes kampionale ndaj FC Ballkani, e vlefshme për xhiron e trembëdhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
SC Gjilani përmens një njoftimi kujton se Komisioni i Garave ka vendosur që takimin e datës 4 nëntor ta zhvendos në një afat të pacaktuar për shkak të angazhimit të klubit nga Suhareka në garat ndërkombëtare.
“Klubi do njoftojë me kohë për caktimin e terminit të kësaj ndeshje, ndërkohë që konfirmon gjithashtu ndryshimin e datës së ndeshjes për xhiron e radhës ndaj FC Malisheva. Takimi i xhiros së katërmbëdhjetë do zhvillohet më 10 Nëntor në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës nga ora 13.00”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit. /2LONLINE/