SC Gjilani gjendet në Antalia të Turqisë për të vijuar me fazën përgatitore për pjesën pranverore të kampionatit, transmeton 2LONLINE.com.
Të gjithë futbollistët janë vënë menjëherë nën urdhërat e kryetrajnerit Gentjan Mezani, duke realizuar edhe seancën e parë stërvitore.
I pranishëm ka qenë edhe Darko Nikaç, i ardhur së fundmi nga Teuta e Durrësit, teksa në formë optimale është parë edhe Ylli Shameti, i cili duket se ka lënë prapa lëndimin që e mbajti për gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.
‘Kuqebardhët’ tashmë e kanë aranzhuar edhe duelin e parë kontrollues në Antalia, teksa do të përballen me ekipin Neftchi Kochkor e cila militon në elitën e futbollit të Kirgistanit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën me 19 Janar.