Shqipëria është goditur nga një termet i madh, ku deri më tani janë raportuar mbi 20 viktima dhe qindra te lenduar.
Në mesin e tyre është raportuar të jenë edhe dy vëllezër nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi.
Skuadra e Gjilanit iu ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e dy të dashurve të tyre.
Telegram Ngushëllimi
E nderuara familja Abazi, me dëshpërim të thellë morëm lajmin për vdekjen e dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga Gjilani, në tragjedin e ndodhur në mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
SC Gjilani shpreh ngushllimet më të sinqerta karshi juve familjarëve dhe miqëve të vëllezërve.
Në këto momente të vështira, ne gjindemi pranë jush që ta përballoni më lehtë dhimbjen e humbjes së familjarëve dhe shokëve tuaj.
Gjilan, 26 Nëntor