Skuadra kuq e bardh e Gjilanit sot zhvilloi ndeshje testuese, ku për kundërshtar kishte skuadrën nga Tuzi, FC Deçiq, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat minimal 1 me.0.
Golin e vetëm në përballje e realizoi futbollisti, Gerhard Progni.
“Ishte kjo një mundësi e mirë e kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli, për ta analizuar formën e skuadrës gjatë këtyre përgatitjeve, ku vlen të ceket se futbollistët po punojnë me ritme mjaft të larta për ta arritur formën optimale para fillimit të pjesës së dytë kampionale”, thuhet në komunikatën ne klubit gjilanas. /2LONLINE.com/