Prishtina ka triumfuar përballë Gjilanit në kryendeshjen e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, teksa e ka mposhtur në udhëtim me rezultat të pastër 0-3.
Golin e parë për Prishtinën e realizoi në fund të pjesës së parë nga Leotrim Kryeziu, kurse goli i dytë u shënua nga autogoli i kapitenit të Gjilanit, Ylber Kastrati. Kurse, Sabien Lilaj shënoi golin e tretë për Prishtinën nga penalltia.
Sesa e vështirë ishte kjo humbje dëshmon fakti se pas ndeshjes askush nga klubi nuk ka dashur të prononcohet për ndeshjen.
Prishtina falë fitores ndaj Gjilanit në udhëtim, tashmë ngritet në kuotën e 28 pikëve, nderkaq Gjilani i pesti me 23 pike.