Futbollistët e SC Gjilanit duhet të udhëtojnë sërish, edhe pse ndeshjen e radhës e zhvillojnë në cilësinë e vendasit.
Për shkak të dënimit nga FFK, Gjilani duhet të zhvillojë ndeshje jashtë Gjilanit dhe tashmë klubi ka konfirmuar se dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt, i vlefshëm për javën e trembëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.
Kështu kanë vendosur drejtuesit e klubit ‘kuqebardh’ të cilët kanë vendosur për opsionin “Riza Lushta” përpara atij të kryeqytetit, me ç’rast edhe stadiumi i Flamurtarit ishte në opsion.
Gjilani do ta vuajë edhe këtë ndeshje ta zhvillojë jashtë terrenit të vetë dhe atë pa prezencë të tifozëve.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00.
Gjilani-Ferizaj zhvillohet në Mitrovicë
Gjilan, 30 Tetor 2019-Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë do të jetë “arena”, ku Gjilani do të zhvillojë takimin e radhës kampional, atë kundër Ferizajit.
Ndeshja vlefshme për javën e 13-të kampionale, do të zhvillohet ditën e diele me fillim nga ora 13:00.
Ipko Superliga, Java XIII
E diele, 3 Nëntor
13:00h
“Riza Lushta”, Mitrovicë.