Sport Club Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite, me mundësi vazhdimi.
26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën zyrtare të Klubit. /2LONLINE/.