Sport Club Gjilani konfirmon ardhjet e përkohshme të futbollistëve Angjelo Tafas (portier) dhe Atdhe Rashiti nga radhët e Kukësit. “Klubet kanë gjetur akordin për këtë marrëveshje dhe me këtë rast shprehim falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin e ofruar nga FK Kukësi”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Gjithashtu, konfirmojmë edhe arritjen e marrëveshjes me FC Ballkani për futbollistin Enea Koliçi, duke u dëshiruar njëherësh shumë suksese në garat evropiane. Të gjithë futbollistët e tjerë vazhdojnë të mbetur në lidhje kontraktuale me klubin dhe janë të regjistruar për ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës”, njofton zyra për informim e këtij klubi.
Përndryshe SC Gjilani ka bërë me dije poashtu se ekspedita kuq & bardh do të udhëtojë më datën 11 Korrik drejt Luksemburgut, me këtë rast do t’i zhvillojë dy seanca stërvitore para ndeshjes të datës 13 Korrik ndaj ekipit vendas Progres Niederkorn.
“Për detajet e ndeshjes kthyese do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në komunikatën zyrtare. /2LONLINE/