“Ekipi i SC Gjilani ka mbërritur në Antalia të Turqisë duke vazhduar me fazën përgatitore para stinorit pranveror, derisa në procesin e punës janë për t’u zhvilluar edhe katër duele kontrolluese”, njofton skuadra kuqebardh.
FC Kaysar nga kampionati elitar në Kazakistan do të jetë kundërshtar i parë i “kuqebardhëve”. Ky duel do të zhvillohet më 18 janar në orët e pasdites.
FC Elimai do të jetë një tjetër kundërshtar nga Superliga kazake me të cilin do të ballafaqohet SC Gjilani brenda pak ditëve. Kjo përballje do të zhvillohet më 22 janar në kompleksin Calista.
FC Krumovgrad nga Bullgaria që bën gara në nivelet më të larta të futbollit vendor do të jetë sfidues për skuadrën e Ardian Nuhiut më 25 janar.
Kombëtarja A e Koresë së Veriut do jetë kundërshtari i fundit në miqësoret parasezonale në Antalia të Turqisë. Takimi me aziatikët do të zhvillohet më 28 janar.
“Pas përfundimit të ndeshjeve miqësore ekipi do të rikthehet në shtëpi për ta mbyllur fazën finale të përgatitjeve. Grupi do të rikthehet në aksion në javën e parë të muajit shkurt, me ç’rast fillojnë garat në kampionatin elitar, si dhe garat e Kupës”, thuhet në njofitmi ne SC Gjilanit. /2LONLINE/