SC Gjilani: Kampioni të caktohet në fushë e jo në tavolinë!

SC Gjilani: Kampioni të caktohet në fushë e jo në tavolinë!

“Duke ndjekur me vëmendje debatet e fundit lidhur me mundësinë e vazhdimit të kampionatit, jemi të obliguar që së pari tifozëve tanë dhe opinionit publik të ju ofrojmë qëndrimin e klubit”, thuhet në hyrje të një reagim të klubit të futbollit Gjilani.

Më tej thuhet se:

SC Gjilani insiston që kampionati të vazhdoj dhe të përfundoj në fushë sa më parë që të jetë mundur dhe e lejuar nga organet kompetente. Kërkojmë që Kampioni të caktohet në fushë e jo në tavolinë, qoftë duke përfunduar 11 xhirot e mbetura, apo edhe duke vazhduar garën në formë të Play Off-it.

Për ne është shumë më e ndershme që kampionati të përfundojë në fushë.

Një çështje tjetër që është diskutuar ditëve të fundit është dhe mundësia e pjesëmarrjes së ekipeve kosovare në garat europiane për sezonin 2020/2021.

Pa marrë parasysh deklarimet e pa matura dhe tendencioze të ndonjë zyrtari (të pa ditur) të FFK-së dhe deklaratat e klubeve që kanë interesa të tyre, ne e informojmë opinionin publik se në rast se ndërpritet kampionati, SC Gjilani do të jetë ekipi i tretë që do të marrë pjesë në garat europiane.

Kjo çështje është e rregulluar saktë në Rregulloren e Garave te FFK-së 2019/2020, ku përcaktohet renditja tabelare e klubeve pas 22 xhirove.

Pasi që në këtë kampionat janë zhvilluar 22 xhiro dhe orari i fazës së tretë përpilohet varësisht nga rezlutatet e 22 xhirove paraprake, atëherë në bazë të Rregullores së Garave 2019/2020, SC Gjilani është renditur në pozitën e tretë dhe me meritë i takon plasmani në garat europiane.

Sqarimet e tjera për opinionin do ti ofrojmë ditëve në vazhdim duke ofruar shembuj edhe nga anëtarë të tjerë të UEFA-së, se si kanë vendosur për çështje të ngjashme.

Të gjitha palët e interesuara për informacione lidhur me pjesëmarrjen në garat europiane, ju lusim ti referoheni Rregullores së Garave 2019/2020 dhe jo rregulloreve të vjetra.

SC Gjilani mbetet me shpresë dhe dëshirë që sa më parë te rifillojë kampionati dhe të takohemi ne terrenet sportive, ku do të përcaktohej epilogu final i këtij kampionati. /2LONLINE.com/

KOMENTE