Sport Club “Gjilani” njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Blerim Krasniqi.
Futbollisti 26-vjeçar është transferuar në elitën e futbollit rumun te ekipi CS Mioveni.
Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale dhe nuk janë për publikun, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit,
“Të gjithë në SC Gjilani e falënderojnë Krasniqin për kontributin e dhënë me fanellën kuq & bardh dhe i urojnë shumë suksese në karrierën e tij sportive”, përfundon njoftimi zyrtar. /2LONLINE/.