Janë zhvilluar tri ndeshjet e para të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
SC Gjilani ka fituar me lehtësi në duel me Feronikelin, duke e mundur me rezultat të thellë 5:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Ardi Qorrit, (9’), barazoi Keita Razak (32’, pastaj Shend Kelmendi (39’) dhe sërish Razak ( 55’), për të vazhduar me golat e Blerim Krasniqit (58’) dhe Gerhard Progni (90’).
Përndryshe, në dy takime tjera Malisheva ka shënuar fitore duke e mundur Ulpianën, me rezultat minimal 1:0., derisa fitoi edhe Dukagjini, që në Skenderaj e mundi Drenicën, po ashtu me rezultat 1:0.
Sot zhvillohen dy ndeshjet tjera, Llapi është mikpritës i Dritës, derisa Ballkani luan kundër Prishtinës.