“Përgatitjet e fundit për duelin e radhës kampional janë mbyllur me sukses. Djemtë e skuadrës do të sfidohen nga ekipi i Llapit në kuadër të xhiros së dhjetë në Albi Mall Superligë”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.
Sipas drejtuesve të skuadrës kuq e bardh, atmosfera dhe ritmi kanë qenë në nivel, derisa në kushte te përshtatshme atmosferike janë realizuar të gjitha seancat stërvitore.
“Me grupin ka vijuar të stërvitet normalisht edhe futbollisti Yll Ibrahimi, i cili për shkak të lëndimit të cilin e pësoi me ekipin nacional të Kosovës U21, kishte munguar në sfidën e fundit ndaj Ferizajt”, thuhet tutje në njoftim.
Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion, duke lënë prapa shqetësimet nga dëmtimet, përveçse futbollistëve Besir Ramadani dhe Jamal Arago, të cilët për shkak të ndëshkimeve nga ndeshja e fundit priten të mungojnë në takimin e së shtunës.
Përballja me llapjanët zhvillohet nesër në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan dhe fillon nga ora 13.00. /2LONLINE/