Kjo e dielë mbylli javën e 19-të të garës në Superligën e futbollit në Kosovë, ku u zhvilluan tri ndeshjet e fundit.
Një nga tri përballjet interesante dhe që u prit me entuziazëm në Gjilan, ishte ndeshja mes SC Gjilanit dhe Flamurtarit, ku të dyja skuadrat ‘luftuan’ për tri pikët e arta, shkruan 2LONLINE.com.
Derisa, ndeshja u dominua nga vendasit, përpjekjet e vazhdueshme të Flamurtarit për të shënuar në Gjilan ishin të vazhdueshme.
Megjithatë, më këmbëngulës dhe të sigurt ishin futbollistët e Gjilanit, të cilët në fund gëzuat tifozët vendas. Fitore tejet e vlefshme realizoi Gjilani, që në shtëpi mposhti skuadrën e Flamurtarit me rezultat 2-0.
Sebino Plaku dhe Tomislav Busiç realizuan për fitoren e 11-të sezonale të ‘kuqebardhëve’ që tashmë ngriten në kuotën e 35 pikëve dhe janë në hap për të mos i ikur kreut të tabelës.