Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, e ku skuadra gjilanase, SC Gjilani ka shënuar fitore si skuadër mysafire duke mundur Malishevën.
Po ashtu sot ka fituar edhe Prishtina që mundi Ferizajn dhe fitore ka realizuar edhe Trepça’89, që e ka mundur Llapin.
Malisheva – Gjilani 0:2
Prishtina – Ferizaj 2:0
Trepça ’89 – Llapi 2:1
Kur jemi te skuadra gjilanase, SC Gjilani me këtë fitore vazhdon të ruaj pozitën e tretë që e dërgon në garat evropiane.
Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2:0. Të dy golat gjilanasit i shënuan në pjesën e parë. Oltion Bilalli në minutën e 12-të dhe Mevlan Zeka, në minutën e 30-të.
Ishin këto gola për fitore të meritueshme dhe të rëndësishme si dhe për tri pikë të reja për t’i grumbulluar tani më 43 pikë, nga 29 ndeshje, dy pikë më shumë se Prishtina e katërta dhe katër më shumë se Llapi, i pesti në tabelë.
Në xhiron e radhës Gjilani luan si vendës ndaj Drenicës, e fundit në tabelë.
Përndryshe, kur jemi te xhiroja e 29-të, nesër, e diel, zhvillohen dy ndeshjet e fundit, ku skuadra tjetër gjilanase, liderë aktuale në tabelë, SC Drita, udhëton për t’u ballafaquar me Dukagjinin e Drenica pret Ballkanin. /2LONLINE/