Skuadra e Gjilanit e ka nisur mbarë ciklin eliminator në Conference League, pasi që në kuadër të raundit të parë ka arritur të shënojë fitore ndaj FK Liepaja, me rezultat minimal 1 me 0.
Skuadra gjilanase këtë fitore të veështirë, por të vlefshme e arrit falë golit të kapitenit të skuadrës gjilanase, Albetr Dabiqaj, shënuar në minutën e 38 të takimit.
Ishte Elton Perreira Gomesh që harkoi nga e djathta dhe Dabiqaj shënoi me kokë për epërsinë prej 1:0, që doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i këtij takimi.
Me këtë epërsi minimale, skuadra e Gjilanit do të udhëtojë pas një jave në Letoni, për ndeshjen e kthimit, me shpresë në një rezultat të favorshëm për të kaluar në raundin tjetër.. /2LONLINE/