E diela solli tri ndeshjet e Superligës, që njëherit me këtë javë të 17-tën mbyllet stinori vjeshtor. Kryendeshja e kësaj xhiroje u zhvillua në Gjilan, mes SC Gjilanit dhe Prishtinës, e cila u mbyll me barazim 0:0, transmeton 2LONLINE.com.
Klubet treguan formën me të mirë, duke dashur fitoren dhe rivalizuar njëra – tjetrën. Në pjesën e parë dominuan kryesisht mysafirët, kur futbollistët e Prishtinës Ahmet Januzi, Leonit Abazi dhe Armend Thaqi dështuan të shënojnë.
Pjesa e parë u mbyll pagola në Gjilan, ndërsa në të dytën kishte edhe më shumë presion. Të dyja skuadrat kërkonin fitoren, ndërsa Prishtina kërkonte golin duke sulmuar vazhdimisht.
Rastet e sigurta i shpërdoruan Leonit Abazi i Prishtinës dhe Labinot Ibrahimi, ndërsa te Gjilani dështoi Gerhard Progni, i cili i vetëm me portierin kundërshtar nuk arriti të realizoj.
Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar 0:0, dhe skuadrat u ndan në paqe me nga një pikë.
Me këtë barazim, Prishtina ka pikë të barabarta me Dritën (31) që ndajnë pozitat 3 dhe 4, ndërsa Gjilani është i dyti me 32 pikë.
Në këtë takim u shqiptuan pesë katrona të kuq, katër për lojtarët e Gjilanit dhe një për Prishtinën./2LONLINE.com/.